Specialist, pranë Sektorit Juridik, Drejtoria Juridike dhe Statistikave e-Gov dhe TIK

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
•2 Specialistë, pranë Sektorit Juridik, Drejtoria Juridike dhe Statistikave e-Gov dhe TIK
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
• Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike;
• Të ketë njohuri të gjera të legjislacionit dhe procedurave në fushën e marrëdhënieve të punës;
• Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative dhe gjyqësore;
• Të ketë të paktën 5 vite eksperience pune, ndër të cilat 2 vite të jenë eksperiencë në administratën publike në pozicione të ngjashme;
• Të ketë aftësi për të respektuar afatet;
• Të ketë aftësi të mira analitike si dhe përgjegjshmëri të lartë;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
• Të ketë aftësi të punës në grup;
• Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
• Të ketë njohje të gjuhëve të huaja/vërtetuar me certifikate/dëshmi (preferencë);

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.10.2019 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit).