Portali unik qeveritar e-Albania, sporteli virtual i ofrimit të shërbimeve publike të shtetit shqiptar dedikuar qytetarëve e bizneseve, ofron tashmë 31 dokumente me vulë dixhitale. Të gjitha këto dokumente, të cilat shkarkohen në formatin PDF, kanë vlefshmëri ligjore në sajë të vulë dixhitale. Qytetarët nuk e kanë të nevojshme më të presin në radhe në sportelet fizike të institucioneve, duke shpenzuar edhe kohë të vlefshme, por mund t’i gjenerojnë dhe printojnë këto dokumente nga shtëpia e tyre, në çdo ditë apo orar, thjesht duke qenë përdorues të regjistruar të portalit qeveritar.
Përpos vulës dixhitale, risia tjetër që ofron portali e-Albania është moduli i administratës publike. Tashmë, nuk është më barrë e qytetarit të paraqitet nga një zyrë në tjetrën për të mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme në plotësimin e dosjes së aplikimit për një shërbim publik. Sot, është punonjësi i administratës publike ai që ka detyrën e mbledhjes së 31 dokumenteve (të cilat ofrohen me vulë dixhitale në portalin e-albania) dhe bashkëlidhjes së tyre në dosjen e aplikimit të qytetarit. Të gjitha këto dokumente ofrohen në modulin për nëpunësit e administratës publike që merren me procedurat e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve me qëllim përmirësimin e disponueshmërinë, cilësisë dhe transparencës së shërbimeve publike si dhe të reduktojnë kohën e zbatimit të procedurave dhe kostot e administratës publike.
Më poshtë gjendet lista e 31 dokumenteve elektronike që mund të përfitohen online nga qytetarët dhe bizneset (titujt e shënuar me * tregojnë dokumentet që mund të merren vetëm online dhe nuk ofrohen më në sportelet e institucioneve)
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile:
- Certifikatë familjare*
- Certifikatë personale*
- Certifikatë nga akti i lindjes
- Certifikatë nga akti i martesës
- Certifikatë nga akti i vdekjes
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:
- Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti*
- Vërtetim për përgjegjësitë tatimore*
- Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin*
- Vërtetim për regjistrim të investitorit*
- Vërtetim për pagim detyrimesh*
- Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)*
- Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit*
- Vërtetim për posedim mjeti
- Vërtetim për individ të paregjistruar
Qendra Kombëtare e Biznesit:
- Ekstrakt i thjeshtë/historik për përdorues BIznes
- Ekstrakt i thjeshtë/historik për përdorues Qytetar
- Certifikatë regjistrimi
Instituti i Sigurimeve Shoqërore:
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor:
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor:
- Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit
- Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
- Vërtetim për lejen e drejtimit
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
- Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme
- Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet
- Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme
- Lëshim kopje kartele të pasurisë
- Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
- Lëshim vërtetim pronësie
- Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)
- Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme
- Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe
Implementimi i vulës dixhitale, modulit të administratës publike dhe ofrimit të dokumenteve elektronikisht ka sjellë rënie të ndjeshme në sportelet fizike të institucioneve, duke iu shkurtuar qytetarëve e bizneseve kohë në marrjen e dokumenteve si dhe duke iu reduktuar kostot e përfitimit të tyre.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit
- Vërtetim si punëkërkues i papunë
Për të vijuar dixhitalizimin e shërbimeve dhe shtimin e gamës së atyre elektronike që ofrohen në portal, AKSHI po bashkëpunon instensivisht me një sërë institucionesh publike për të sjellë shumë shpejt për biznesin dhe qytetarin të tjera shërbime publike në formë elektronike.