Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, datë 22. 11. 2017 , AKSHI Përcakton standardet e TIK-ut, që do të përdorin Kryeministria, ministritë dhe institucionet, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit/ministrit. Këto standarde botohen në Buletinin e Njoftimeve Publike.
Lidhur sa më sipër janë hartuar:
– Specifikime Teknike, për prokurimin e pajisjeve kompjuterike;
– Standardet Teknike, të Publikimit të të Dhënave në Formatin Open Data dhe Sistemit të Ndërveprimit të Bazave të të Dhënave Shtetërore;
– Rregullore, të cilat shërbejnë si udhëzime për Institucionet e Administratës Publike.