Programi Digjital i BE-së

Programi Digjital i BE-së  Programi i Evropës Digjitale (2021 – 2027), është një program i ri i  krijuar dhe i financuar nga Bashkimi Evropian me qëllim që të bëhet i mundur transformimi digjital, rritja e përdorimit të teknologjive digjitale për bizneset, qytetarët dhe administratat publike.  Bashkimi Evropian me Rregulloren (EU) 2021/694, të Parlamentit Europian dhe të Këshillit te dates 29 Prill 2021, ka miratuar Programin Digjital të BE-së për të mbështetur transformimin digjital në periudhën 2021-2027 i cili  përmban pesë objektiva specifike: 
  • Objektivi 1: Përpunimi kompjuterik me performancë të lartë; 
  • Objektivi 2: Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud; 
  • Objektivi 3: Siguria kibernetike dhe besimi; 
  • Objektivi 4: Aftësitë digjitale të avancuara; 
  • Objektivi 5: Përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive 
Shqipëria është bërë pjesë e Programit të Evropës Digjitale (2021 – 2027), me nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin Digjital të Evropës (2021-2027).  Ligji nr. 87/2023 “Mbi ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikes së Shqipërisë nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin Digjital të Evropës (2021-2027) është publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 171, datë 22.11.2023, dhe ka hyrë në fuqi më 7 dhjetor 2023.  Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes të gjitha entitetet ligjore të Shqipërisë, si nga sektori publik, sektori privat dhe nga akademia kanë të drejtë të marrin pjesë në thirrjet e hapura nga BE në kuadër të këtij programi.  Për më shumë informacion për Programin Digjital të BE-së (2021-2027), mund t’i referoheni: https://digital-strategy.ec.europa.eu/en/activities/digital-programme.           

Thirrje për aplikim

banner-web-akshi-300-px-me-220-px-2
Thirrje të hapura në kuadër të “Programi i Europës Digjitale”