Formular për pajisjen me kredenciale

Në kuadër të procesit të deregulimit, rritjes së transparencës dhe thjeshtimit të ofrimit të shërbimeve publike vetëm online, punonjësit e administratës publike duhet të luajnë një rol më të madh në sigurimin e dokumenteve shoqëruese, me synim lehtësimin e ofrimit të shërbimit publik online ndaj qytetarit. Ky formular aplikimi plotësohet me të dhënat e punonjësit të autorizuar nga institucioni për t’u pajisur me kredencialet e aksesimit të Modulit të Administratës Publike dhe/ose Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik, me qëllim lehtësimin e procedurave të përfitimit të shërbimeve nga qytetarët. Formulari i plotësuar dhe me vulën e institucionit duhet t’i dërgohet AKSHI-t me shkresë përcjellëse.

Formulari i aplikimit për shkarkim