Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 158 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimet për shërbimet publike kryhen vetëm online përmes portalit e-Albania që nga data 01.01.2020, si dhe duke qënë se teknologjia e gjenerimit të certifikatave elektronike ka ndryshuar, për aq kohë sa vlefshmëria e certifikatës së instaluar në USB Token tuaj ka përfunduar ju duhet të bëni aplikimin për tu pajisur me certifikatën e re elektronike nëpërmjet shërbimit: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13521
Në rast se validiteti i licencave të siguruara nga ju gjatë aplikimit tuaj për pajisje me nënshkrim elektronik përfundojnë më parë se 365 ditë nga dita e aplikimit, vlefshmëria e nënshkrimit do të jetë deri në ditën e përfundimit të vlefshmërisë së licensës ose pozincionit tuaj në aplikim.
Të gjithë përdoruesit e nënshkrimit elektronik, që deri më tani kanë realizuar nënshkrimin e dokumentave me USB Token në momentin e përfundimit të vlefshmërisë do të duhet të aplikojnë për tu pajisur me teknologjinë e re të saj.
Lutemi të tregoni kujdes në të dhënat e vendosura në aplikimin tuaj për nënshkrimin elektronik pasi bazuar në ligjin Nr. 9880, datë 25.02.2008, neni 25, pika 2, këto të dhëna duhet të konfirmohen nga organet përgjegjëse për lëshimin e tyre. Në raste pasaktësie të dhënash si:
- plotësimi i gabuar i numrit të licencës
- plotësimi i gabuar i institucionit lëshues
- licencën e ushtrimit të profesionit e parinovuar ose joekzistente
Shuma e plotë e shërbimit do të tarifohet dhe nuk mund t’ju rimbursohet!
Asistenca në sportel për informacion ose rinovim të nënshkrimit elektornik për infrastrukturat e rëndësishme është nga e Hëna në të Premte: 11:00 – 14:00
Përjashtohet nga aplikimi dhe pajisja me teknologjinë e re te nënshkrimit elektronik remote çdo përdorues i cili shfrytëzon USB Token për autentifikim.
Për shembull : Agjentët Doganorë përdorues të sistemit Asycuda). Përdoruesit e mësipërm do të vazhdojnë të përdorin teknologjinë e USB Token.
Për cdo informacion apo paqartësi lutemi të na kontaktoni në adresën tonë të postës elektronike pki@akshi.gov.al