Rregullore

RREGULLORE E BRENDSHME MBI DETYRAT DHE  FUNKSIONIMIN

E AGJENCISE KOMBETARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT


Kjo rregullore është hartuar në mbështetje të nenit 119 të Kushtetutës, të Ligjit nr.9000,datë 30.01.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave",  Ligji Nr.7961, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar,Nenit 21 të Ligjit Nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore", Ligjit Nr.44/2015, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", të Ligjit Nr. 9131 datë 08.09.2003 "Për rregullat e Etikës në Administratën Publike", të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.103, datë 04.02.1998 “Për rregullat e përgjithshme të punës në administratën shtetërore", të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673datë 22.11.2017 , “Për riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së lnformacionit”, i ndryshuar, Urdhrit Nr. 105 datë 31.07.2018“Për miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit". 


KODI I SJELLJES DHE ETIKËS
AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT
 

KREU I-DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
NENI 1 -BAZA LIGJORE

Ky kod hartohet në zbatim të VKM-së NR. 703 datë 29.10.2014 "Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit", Ligjn Nr.  7961 datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, Ligji  Nr. 119/ 2014 "Për të drejtën e Informimit". Ligjit Nr. 9131 daté 08.09.2003 "Për rregullat e etikës në administratën publike", Ligjin Nr.9887 datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, si dhe akteve ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me fushën e veprimit të këtij kodi...

RREGULLORE NR.1, DATË 16.06.2023 PËR PËRDORIMIN E POSTËS ELEKTRONIKE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.673.datë 22.11.2017 "Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit", i ndryshuar,sipas të cilës parashikohet përcaktimi i standardeve të TIK për administratën publike si dhe ofrimin e shërbimeve të përqëndruara nga AKSHI, ku pjesë e tyre është dhe posta elektronike, ka hartuar këtë rregullore "Për përdorimin e postës elektronike në administratën publike".

1.QËLLIMI

Qëllimi i kësaj rregulorejeështë që administrata publike të udhëhiqet në praktikën e saj të punës nga zbatimi i rregullave për përdorimin e postës elektronike në administratën publike......