Programi “GovTech”

Qeveria e Shqipërisë, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit si agjencia kryesore zbatuese, me mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore – Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) po zbaton Programin për “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH”. Objektivi i programit është zhvillimi i mëtejshëm i qeverisjes elektronike dhe digjitalizimit të administratës publike.

Mekanizmi për Zgjidhjen e Ankesave do t’u mundësojë Autoriteteve të Programit të adresojnë ankesat ndaj Programit. Qëllimi i tij është të adresojë shpejt dhe në mënyrë efektive të gjitha ankesat përkatëse në mënyrë që të minimizojë dhe/ose eliminojë ndikimet negative të programit tek personat e prekur.

Ankesat mund të dorëzohen përmes kanaleve të komunikimit të Programit me e-mail. Të gjitha ankesat pranohen nga personi i caktuar me Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKSHI-t Nr. 361, datë 04.08.2023 “Për Miratimin e Mekanizmit të Zgjidhjes së Ankesave, përcaktimin e pikës së kontaktit dhe ngritjen e Komisionit të Zgjidhjes së Ankesave për programin ‘Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH’” me Bankën botërore.

Përshkrimi Detajet e Kontaktit

Titulli i Programit

Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GOVTECH

Agjencitë zbatuese

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Pika e kontaktit e caktuar për ankesa

Gilberta Selamaj

Adresa

Rr. Papa Gjon Pali i II, Nr 3, Tiranë

Kodi Postar

1003 Tirane

Email

Faqja e internetit

Lutemi plotësoni shtojcën 1 më poshtë për të dërguar një ankesë ne adresën e email-it: govtech@akshi.gov.al.

Shtojca 1: Formulari i paraqitjes së ankesave