Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Përgjegjës, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Drejtoria e Marrëdhënieve e-GOV me Institucionet
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Helpdesk dhe asistence teknike stafit
- Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
- Administrimi ne AD seksionin e institucionit, userat, kompjuterat, mailbox etj
- Administron rrjetin fizik, dhe pajisjet qendrore dhe periferike të tij;
- Administron, pajisjet elektronikë të institucionit;
- Administron, editon sipas kërkesave websit-in zyrtar të institucionit.
- Konfiguron te gjitha platformat te cilat përdoren gjatë punës së stafit të institucionit.
- Administron sistemet e Acess Controle, kamerave të ambienteve të brendshme të godinës dhe telefonisë.
- Monitoron funksionimin e sitemeve të institucionit dhe propozon tek AKSHI, institucionit nevojat e këtyre sistemeve për përmirësim/mirëmbajtje duke bashkëpunuar me drejtorinë e cila i përdor këto sisteme.
- Planifikon nevojat për software, hardware në institucionit
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperience;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
- Windows server
- Paketa Office
- WordPress
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
- Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
- rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 12.06.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.