Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Drejtor, Drejtoria e Finances dhe Buxhetit te e-Gov dhe TIK dhe Sherbimeve Mbeshtetese
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Harton planin e integruar vjetor të drejtorisë, e përditëson dhe e paraqet atë tek Drejtori i Përgjithshëm;
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme realizimin e planit vjetor nga ana e sektorëve;
- Evidenton dhe paraqet problemet në punën e Drejtorisë si dhe jep rekomandimet përkatëse për zgjidhjen e tyre;
- Rekomandon dhe siguron saktësi në dokumentacionin e nevojshëm për çështje të cilat janë mbi autoritetin vendimmarrës të tij dhe siguron saktësinë e informacionit të dalë nga drejtoria;
- Përfaqëson Drejtorinë në marrëdhëniet me strukturat e tjera të AKSHI – it apo me subjekte e tjera publike dhe jo – publike;
- Mban përgjegjësi për organizimin dhe koordinimin e punës në të gjithë Drejtorinë, bën shpërndarjen e detyrave dhe kontrollon realizimin e tyre;
- Vendos për mbledhje apo takime pune jo vetëm periodike me vartësit e drejtorisë;
- Ruan sekretin dhe konfidencialitetin e dokumentacionit, sistemeve, bazave të të dhënave dhe gjithë informacioneve të tjera të trajtuara nga AKSHI në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Ekonomik /Financë Kontabilitet apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (II-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.08.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.