Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit te IT ne Kryeministri (prane ADISA), Drejtoria e Marredhenieve e-Gov me Institucionet
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Menaxhon sistemet operative të bazuar në Windows;
- Instalon dhe mirëmban produktet e Microsoft Office;
- Konfiguron postën elektronike zyrtare në Microsoft Outlook dhë në SmartPhone/Tablet, si dhe kryen procedurat e backup për mailbox;
- Instalon dhe monitoron Antivirusin lokalisht;
- Siguron këshillim teknik për planifikim sistemesh;
- Konfiguron dhe mirëmban infrastrukturën LAN, përfshirë konfigurimet router/switch;
- Konfiguron dhe mirëmban rrjetin kompjuterik, përfshirë kompjutera, ups, printer, skaner;
- Përmirësimi i parametrave të rrjetit dhe sistemeve të komunikimit për të ofruar shërbime cilësore dhe të sigurta;
- Planifikim dhe projektim i kapaciteteve dhe parametrave të rrjetit;
- Monitorim dhe analizim i incidenteve të rrjetit dhe shërbimeve që varen prej tij;
- Identifikimi i problemeve dhe analizim për zgjidhjen e tyre;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
- Të ketë njohuri Framework të zhvillimeve të aplikacioneve web;
- Të ketë njohuri Siguria e të dhënave në rrjetat kompjuterike;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.01.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.