2 Specialistë, pranë Sektorit të Menaxhimit dhe Koordinimit të Fondeve të BE-së, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 2 vende të lira pune në pozicionin:

2 Specialistë, pranë Sektorit të Menaxhimit dhe Koordinimit të Fondeve të BE-së, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Sigurohet se çdo veprim/raportim është në përputhje me parashikimet ligjore të marrëveshjes/eve të fondeve të BE-së në zbatim nga institucioni;
  • Është përgjegjës për koordinimin e veprimeve brenda institucionit me drejtoritë përkatëse për hartimin dhe implementimin e projekteve;
  • Koordinon të gjithë aktivitetet për përgatitjen dhe modifikimet e Programeve Operacionale, fishat e projekteve, etj.
  • Koordinon me strukturat koordinuese dhe mbikëqyrëse të menaxhimit të fondeve IPA për përgatitjen e dosjes së tenderimit të projekteve nën financimin e IPA-s;
  • Raporton pranë strukturave koordinuese dhe mbikëqyrëse të menaxhimit të fondeve IPA mbi progresin e planit të prokurimit të projekteve;
  • Përcakton treguesit përkatës të monitorimit të programit dhe projektit, monitoron zbatimin e tyre dhe mbledh informacion për arritjen e tyre;
  • Përgatit çdo raport në lidhje me projektet e financuara nga IPA, siç kërkohet nga NAO, NIPAC ose palë të tjera të interesuara;
  • Përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit me WBIF dhe nisma të tjera rajonale;

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (master shkencor) për Shkenca Ekonomike, Informatikë – Ekonomike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Juridike apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e projekteve/ideve novatore dhe ndjekjen e implementimit të tyre;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike si dhe për zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme (të jetë angazhuar në menaxhimin e projekteve ndërkombëtare);
  • Të njohë rregullat dhe praktikat ndërkombëtare, me fokus ato të BE-së;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.05.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Të paktën një letër rekomandimi
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.