Specialist, pranë Sektorit të Integrimit të e-Gov, Drejtoria Juridike, Prokurimeve dhe Integrimit te e-Gov dhe TIK

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Integrimit të e-Gov, Drejtoria Juridike, Prokurimeve dhe Integrimit te e-Gov dhe TIK.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Realizon detyrat që i ngarkohen në kohë dhe me cilësi dhe përgatit materialet e ndryshme në lidhje me praktikat e deleguara nga eprori; 
  • Ndjek procesin e integrimit për shoqërinë e informacionit dhe komunikimet elektronike; 
  • Studion acquis për shoqërinë e informacionit dhe zhvillimet ne kuadër te Axhendes Dixhitale Europiane dhe propozon ndërmarrjen e iniciativave për transpozimin e tyre në kuadër të procesit të integrimit me BE-në; 
  • Përgatit raportimet periodike për integrimin në lidhje me kapitullin 10 te MSA-se dhe kapitujt e tjerë te lidhur me TIK dhe shoqërinë e informacionit; 
  • Ndjek zhvillimet rajonale për shoqërinë e informacionit, studion acquis e Bashkimit Evropian për shoqërinë e informacionit, qeverisjen elektronike dhe TIK; 
  • Ndjekë ndryshimet në legjislacionin vendas në veçanti ato që lidhen me shoqërinë e informacionit dhe veprimtarinë e AKSHI-t dhe respekton ato; 

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ekonomi apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë 1 vit experience pune; 
  • Të ketë njohuri Vkm 673/2017; 
  • Të ketë njohuri Vkm 749/2018; 
  • Të ketë njohuri Procesit të stabilizim asocimit; 
  • Të ketë njohuri mbi Urdhrin Nr. 94 të Kryeministrit, datë 20.05.2019”Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin Evropian”; 
  • Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në kohë reale; 
  • Të ketë aftësi teknike mbi përditësimin e rregullt të sistemeve në fushën e sigurisë; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup; 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.05.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
     

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.