2 Specialist, pranë Sektorit të Sektorit të Ndërveprimit, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania 

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin: 

  • 2 Specialist, pranë Sektorit të Sektorit të Ndërveprimit, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Kryen regjistrimin e informacioneve te detajuara teknike gjatë zhvillimeve dhe riparimeve teknike;  
  • Kryen procesin e vlerësimit të dokumentacionin teknik për kërkesat për nderveprim të ardhura në forme shkresore;  
  • Kryen procesin e vleresimit teknik të punimeve të kryera në platformën e ndërveprimit nga palë të treta;  
  • Koordinon procesin teknik me palët e treta Iidhur me ndërveprimin;  

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunika-cioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme 
  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë pune si programues ose administrator sistemesh 
  • Të ketë aftësi shumë të mira në: 
  1. Service oriented architecture (SOA) dhe Web Service 
  1. Windows Server 
  1. Internet Information Services (IIS) 
  1. Bazat e të dhënave relacionale (RDBMS) 
  1. HTML5, CSS, Javascript 
  • Të ketë njohuri të mira në: 
  1. Administrim rrjetesh kompjuterike (Network Administration) 
  1. Windows Active Directory 
  1. Microsoft Exchange Server 
  • Përbëjnë avantazh certifikimet për: 
  1. Programim HTML5, C#, .NET, Web Service 
  1. Database administration, querying 
  1. ITIL 
  1. Software tester 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze 
  • Të jetë i aftë të identifikojë problemet dhe t’i adresojë ato te pala përgjegjëse 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.