Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

 Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të IT në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Asistencen help desk dhe teknike e stafit 
  • Administrimin dhe kujdesin per rrjetin fizik, pajisjet qendrore dhe periferike te tij. 
  • Konfigurimin e te gjitha platformave te cilat perdoren gjate punes se stafit te institucionit. 
  • Administrimin e sistemeve Acess Control, kamerave te ambienteve te brendshme te godines dhe telefonise. 

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunika-cioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme. 
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune. 
  • Të ketë njohuri të mira në: 
  • Windows Active Directory 
  • Microsoft Exchange Server 
  • Menaxhimin e llogarise perdorues 
  • E-mail web server 
  • Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve 
  • Rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 12.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
     

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.