Specialist, pranë Sektorit të Sektorit të Përditësimit të Shërbimeve të Portalit, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin: 

  • Specialist, pranë Sektorit të Përditësimit të Shërbimeve të Portalit, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  • Monitorim të shërbimeve të portalit e-albania, identifikim i problemeve dhe koordinim i aktorëve të përfshirë për zgjidhjen e tyre 
  • Analizë për përmirësimin e shërbimeve ekzistuese 
  • Analizë për shërbime të reja të mundshme që do të shtohen në të ardhmen 
  • Analizë për përmirësime procesesh dhe performance 
  • Koordinim me institucionet për aksesimin dhe përdorimin e shërbimeve 
  • Koordinim me sistemet backend për çdo shërbim që komunikon me to 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT 

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunika-cioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme 
  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë pune si programues ose administrator sistemesh 
  • Të ketë aftësi shumë të mira në: 
  • Service oriented architecture (SOA) dhe Web Service 
  • Windows Server 
  • Internet Information Services (IIS) 
  • Bazat e të dhënave relacionale (RDBMS) 
  • HTML5, CSS, Javascript 
  • Të ketë njohuri të mira në: 
  • Administrim rrjetesh kompjuterike (Network Administration) 
  • Windows Active Directory 
  • Microsoft Exchange Server 
  • Përbëjnë avantazh certifikimet për: 
  • Programim HTML5, C#, .NET, Web Service 
  • Database administration, querying 
  • ITIL 
  • Software tester 
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze 
  • Të jetë i aftë të identifikojë problemet dhe t’i adresojë ato te pala përgjegjëse 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente: 

  • Kërkesë për aplikim 
  • CV 
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave 
  • Fotokopje të librezës së punës 
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) 
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) 
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore 
  • Të paktën një letër rekomandimi 
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.