Certifikata elektronike e fiskalizimit

Aplikimi për pajisje me shërbimin e certifikatës elektronike të fiskalizimit për subjektet private kryhet nga llogaria e subjektit në portalin qeveritar e-Albania duke përdorur shërbimin: 

Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit

Në shërbimin e mësipërm kryhet edhe aplikimi për rinovimin e certifikatës elektronike të fiskalizimit. 

Aplikimi për pajisje me certifikatën elektronike të fiskalizimit për institucionet shtetërore kryhet nga llogaria e institucionit në portalin qeveritar e-Albania duke përdorur shërbimin: 

Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit për institucionet shtetërore 

Në shërbimin e mësipërm kryhet edhe aplikimi për rinovimin e certifikatës elektronike të fiskalizimit. 

Asistimi për këto shërbime kryhet çdo ditë pune pranë zyrave të AKSHI-t në orarin 11:00-14:00. 

Për çdo informacion në lidhje me certifikatën elektronike të fiskalizimit të subjekteve private, në mungesë të administratorit, çdo palë e tretë duhet të jetë e pajisur me autorizim nga administratori, ose të jetë ekonomist i deklaruar për atë subjekt në ekstraktin historik të subjektit për të marrë informacion mbi aplikimin e kryer.