Drejtor në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Drejtor në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit
AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
- Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri Elektronike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë njohuri të avancuara mbi ciklin jetësor të zhvillimit të aplikacioneve ;
- Të ketë njohuri të avancuara mbi bazat e të dhënave relacionale dhe jo-relacionale (GraphQL, MySQL, Postgres, SQL Server, Oracle) ;
- Të ketë njohuri të avancuara zhvillimi dhe operacionale (DevOps) ;
- Të ketë të avancuara në HTML, CSS + librari (Bootstrap). dhe teknologji të ngjashme web ;
- Të ketë njohuri të mira në NodeJS (ExpressJS), Neo4J, PHP, Python, .NET core, dhe gjuhë programimi të ngjashme me to;
- Të ketë njohuri të avancuara në përkthimin e kërkesave të proceseve të punës në kërkesa teknike zhvillimi ;
- Të ketë njohuri të avancuara mbi framework-et për teknologji që zhvillohen në server-side;
- Të ketë njohuri të avancuara mbi ambientet hostuese fizike dhe virtuale të aplikacioneve.
- Të ketë aftësi menaxhuese dhe të ndarjes së detyrave në grupe zhvillimi sipas prioriteteve të institucionit.
- Të ketë aftësi organizuese për të arritur objektivat dhe afatet kohore të projekteve që zhvillohen ;
- Të ketë aftësi të mira për të bashkëpunuar me strukturat e tjera administrative dhe teknike të institucionit ;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Mban përgjegjësi për organizimin dhe koordinimin e punës në të gjithë Drejtorinë, bën shpërndarjen e detyrave dhe kontrollon realizimin e tyre;
- Zhvillon, zbaton dhe përmirëson në vazhdimësi procedurat në drejtori me qëllim organizimin sa më të mirë të punës, për të ofruar cilësi shërbimi, brenda ose jashtë Agjencisë, duke siguruar ndjekjen e këtyre procedurave nga të gjithë punonjësit e drejtorisë;
- Organizon dhe kontrollon realizimin e zhvillimit të sistemeve informatike si dhe procesin e shkëmbimit elektronik të të dhënave;
- Sigurohet që procesi i zhvillimit të softuerit të funksionojë pa probleme, me efikasitet dhe efektivitet, duke siguruar që produktet të përmbushin nevojat dhe pritshmëritë e institucioneve dhe palëve të interesuara si dhe të jenë në përputhje me qëllimet e përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit;
- Sigurohet që ekipi gjatë realizimt të projekteve i përmbahet standardeve të cilësisë, duke përfshirë testimin, korrigjimin dhe dokumentacionin përkatës;
- Kujdeset për afatet kohore dhe sigurohet që projektet të përfundojnë në kohë dhe brenda buxhetit të paracaktuar;
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (II-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.08.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të librezës së punës;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)