“Digital Europe Programme” ka hapur disa thirrje për aplikim ku Shqipëria mund të aplikojë me projekte konkurruese si nga sektori publik,  privat dhe akademia për një numër thirrjesh në fushën e digjitalizimit të shoqërisë dhe ekonomisë.       

Digital Europe Programme përmban pesë objektiva specifike: 

Objektivi 1: Përpunimi kompjuterik me performancë të lartë; 

Objektivi 2: Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud; 

Objektivi 3: Siguria kibernetike dhe besimi; 

Objektivi 4: Aftësitë digjitale të avancuara; 

Objektivi 5: Përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive  

Programi ka hyrë në fazën e publikimit të thirrjeve specifike në një listë prej 5 projektesh ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë detajet, afatet, rezultatet e pritshme, objektivat dhe kriteret e tjera të proçedurave.  

Broshura