7 Specialistë, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 7 vende të lira pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të Qendres Operacionale te Sigurise, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Monitoron eventet e sigurisë te detektuara nga SIEM ose platformat e tjera të sigurisë;
- Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale;
- Analizon emailet phishing dhe incidente të tjera të eskaluara nga përdoruesit fundor.
- Kryen hetimin fillestar të alerteve ose incidenteve kibernetike;
- Merr masat përkatëse ndaj incidenteve kibernetike jo-komplekse të nivelit të ulët në proporcion me Manualin e Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike;
- Dokumenton alertet e detektuara dhe masat e marra në raport ditor.
- Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës;
- Merr pjesë në trajnimet periodike që do të zhvillohen nga Microsoft për rritjen e kapaciteteve teknike;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
- Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit;
- Të ketë njohuri mbi tipet e ndryshme te aktiviteteve keqdashese (malware) dhe pasojat e tyre.
- Të jetë i gatshëm për të punuar me turne (nevojitet gatishmëria për të punuar gjatë pasdites, mbrëmjes, fundjavave ose Festave Zyrtare).
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 20.08.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.