Diploma elektronike mbërrin automatikisht në llogarinë personale në e-Albania

Diploma elektronike mbërrin automatikisht në llogarinë personale në e-Albania

Duke ndjekur rrugën e përparimit digjital, për herë të parë, maturantët e Shqipërisë mund të marrin Diplomën e Maturës Shtetërore në mënyrë elektronike.

Ky është një hap i madh drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procesit për të gjithë maturantët.

Diploma elektronike e Maturës është e vlefshme edhe për aplikimet pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për studime jashtë vendit!

Kjo diplomë e gjeneruar elektronikisht dhe e pajisur me vulë elektronike jo vetëm që kursen kohë dhe shmang stresin e tërheqjes fizike të dokumentit, por gjithashtu garanton një proces më të sigurt dhe më të besueshëm.

Me këtë iniciativë të re, jemi krenarë të themi se kemi përmbushur një tjetër premtim për modernizimin dhe digjitalizimin e shërbimeve tona.