Specialist në Sektorin e Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Promovimit të e-Gov

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për  vënd të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Promovimit të e-Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet Universitare për Arte të Bukura, Multimedia apo degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të marketingut online (rrjetet sociale, reklamim ne portale web, fushata komunikimi përmes email-it etj.)
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme (të jetë angazhuar në monitorimin e fushatave të komunikimit apo të marrëdhënieve me publikun);
  • Të ketë aftësi shumë të mira në hartimin e fushatave të komunikimit dhe hartimin e përmbajtjeve promovuese (tekste, postera, video etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri te mira ne dizenjimin e fushatave promovuese dhe programeve respektive te tyre (psh, paketa Adobe etj.)
  • Të ketë njohuri të mira analitike për kryerjen e analizave statistikore të fushatave të komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.09.2020 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)