Specialist në Sektorin e Programimit, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vënd të lirë pune në pozicionin:
- Specialist në Sektorin e Programimit, në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme
- Të ketë 1 vit eksperiencë
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
- Windows server
- Paketa Office
- WordPress
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 31.12.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:
– Kërkesë për aplikim;
– CV;
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
– Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
– Të paktën një letër rekomandimi;
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)