Pergjegjes, pranë Sektorit të Rrjetit dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë TIK të Tatimeve

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Pergjegjes, pranë Sektorit të Rrjetit dhe Infrastrukturës, në Drejtorinë TIK të Tatimeve

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

Të asistojë në mbështetjen dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së Sistemeve te tatimeve

  • Marrja në pronësi të incidenteve/problemeve; veprimin dhe përditësimin e problematikave te regjistruara dhe sigurimin e ndjekjes të përshkallëzimit.
  • Zbatimi, mbështetja dhe mirëmbajtja e procedurave të forta që sigurojnë funksionimin efektiv dhe disponueshmërinë e sistemeve te institucionit.
  • Menaxhimi i puneve duke siguruar nën performancën për të përmbushur objektivat.
  • Nxitja e përmirësimit të vazhdueshëm brenda fushave tuaja të përgjegjësisë.
  • Marrja e një qasjeje proaktive ndaj menaxhimit të rrezikut, duke siguruar qe risqet dhe problemet identifikohen, adresohen dhe raportohen dhe, sipas rastit, përshkallëzohen.
  • Konfiguron Sistemet Operative ne Rrjet
  • Siguron keshillim Teknik per planifikim sistemesh
  • Menaxhon dhe monitoron nepermjet software-ve politikat e rikuperimit nga fatkeqesia
  • Menaxhon dhe monitoron nepermjet software-ve te dedikuar performance e serverave
  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows dhe Linux

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Elektronike,Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperience;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
  • Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
    • Windows server and featurs (windows server features and roles)
    • Paketa Office
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • HyperV
    • Linux
    • Administrim Network
    • Active directory menaxhimin e llogarive te përdoruesve
    • Web server
    • Verifikim programesh te centralizura, konfigurime në rrjet
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 26.06.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.