Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Pergjegjes, pranë Sektorit të IT në Agjencine Kombetare te Planifikimit te Territorit, Drejtoria e Marrëdhënieve e-GOV me Institucionet
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Përgatit dhe prezanton për miratim tek Drejtori i Drejtorisë planin e punës për Sektorin e tij, në mënyrë periodike, sipas kalendarit të planifikimit Planin Vjetor, Mujor dhe Javor;
- Përgatit dhe prezanton për miratim tek Drejtori i Drejtorisë objektivat e punës të Sektorit të tij, në mënyrë periodike, sipas kalendarit të planifikimit;
- Raporton në mënyrë periodike, sipas intervaleve të planifikimit, për detyrat dhe objektivat e realizuara nga Sektori. Konkretisht kryen raportime javore, mujore, 6-mujore dhe vjetore;
- Planifikon dhe raporton edhe përtej intervaleve të mësipërme punën e Sektorit të tij, me kërkesë të Drejtorit të Drejtorisë apo të Drejtorit të Përgjithshëm të AKPT-së.
- Harton dhe propozon për miratim programe për modernizimin e punës në AKPT, si edhe të shërbimeve që ofron AKPT-ja;
- Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e programeve për modernizimin e punës në AKPT, si edhe të shërbimeve të ofruara nga AKPT-ja;
- Monitoron sistemet e informacionit në AKPT;
- Mbikëqyr dhe kontrollon ndërhyrjen në sistemet e informacionit të AKPT-së në momente të nevojshme;
- Organizon, mbikëqyr dhe kontrollon punën për mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike dhe sistemeve të komunikimit në AKPT;
- Mbikëqyr dhe kontrollon zbatimin e programit për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit, për segmentin IT;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 2 vite eksperience;
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
- Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
- rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.01.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.