Specialist, pranë Sektorit të Asistencës për Qytetarin, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

  • Specialist, pranë Sektorit të Asistencës për Qytetarin, Drejtoria e Portalit Qeveritar e-Albania

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Përgatitjen e përgjigjeve për e-mailet e qytetarëve që kërkojnë ndihmë për përdorimin e portalit
  • Identifikimin dhe përshkallëzimin e problemeve për zgjidhje sa më të shpejtë

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune në profile të ngjashme .
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.10.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.