Përgjegjës, Sektori i Auditimit me Baza të Dhënash të Regjistruar

Në zbatim te Ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Përgjegjës, Sektori i Auditimit me Baza të Dhënash të Regjistruara

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor në Informatikë-Ekonomike, Ekonomik, Juridik ose degë të tjera të ngjashme);
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e Aditimit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
  • Të ketë njohuri të mira të arsyetimit analitik si dhe aftësi të mira të prezantimit dhe hartimit të raporteve;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore, por që nuk kufizohen në;

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.
  • Propozon dhe drafton planin vjetor të auditimevebazuar në nivelin e sigurisë;
  • Planifikon, organizon dhe monitoron punën nësektor;
  • Zhvillon dhe përmirëson procedurat e punës nësektor me qëllim ofrimin e shërbimeve me cilësi tëlartë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave përshërbime dhe informacione si brenda ashtu edhejashtë Agjencisë;
  • Identifikon problematikat dhe merr masa përzgjidhjen e cështjeve që janë përgjegjësi e sektoritose adresimin e tyre tek Drejtori i Drejtorisë kurtejkalohet kjo përgjegjësi;
  • Merr masat dhe kujdeset që të sigurojë saktësinë e të gjithë dokumentacionit të hartuar nga sektori;
  • Merr pjesë në grupet e auditimit dhe përgjigjet përrealizimin dhe dokumentimin e procesit tëauditimit, konform kërkesave të Ligjit Nr.10325, datë 23.09.2010 “Për Bazat e të DhënaveShtetërore” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
  • Ndjek zbatimin e detyrave të lëna gjatë dhe ngaauditimi për herë të parë që i është bërë databazaveshtetërore si dhe merr masa për planifikimin e rifillimit të procesit të auditimit në ato institucioneku janë konstatuar mangësi konform afateve tëpërcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi;
  • Koordinon punën me ekspertizën e kualifikuargjatë procesit të auditimit për zbatimin e masave tësigurisë;

Bashkërendon dhe koordinon punën me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronikdhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) lidhur me përzgjedhjen e masave të sigurisë së bazës së tëdhënave shtetërore;

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al , këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Të paktën një letër rekomandimi
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.