Specialist në Sektorin e BCC, Drejtoria e BCC Back Up dhe DRC

Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Specialist në Sektorin e BCC, Drejtoria e BCC Back Up dhe DRC

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  • Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
  • Menaxhon dhe monitoron performance e serverave
  • Konfiguron Sistemet Operative në rrjet
  • Menaxhon dhe monitoron nëpërmjet software-ve politikat e vazhdimësisë së punës dhe backup
  • Konfiguron dhe menaxhon serverat
  • Performon dhe kontrollon procedurat e punës për vazhdimësinë e punës
  • Identifikon dhe komunikon për probleme, procese apo zgjidhje teknike dhe propozon tek eprori për nevojat e tyre

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
  • Të ketë aftësi të mira në:
    • Windows Server
    • Paketa Office
    • Rregullim dhe mirembatje te problemeve software dhe hardware
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Të paktën një letër rekomandimi
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.