Drejtor në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Drejtor në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri Elektronike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi ciklin jetësor të zhvillimit të aplikacioneve ;
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi bazat e të dhënave relacionale dhe jo-relacionale (GraphQL, MySQL, Postgres, SQL Server, Oracle) ;
  • Të ketë njohuri të avancuara zhvillimi dhe operacionale (DevOps) ;
  • Të ketë njohuri të avancuara në HTML, CSS + librari (Bootstrap). dhe teknologji të ngjashme web ;
  • Të ketë njohuri të mira në NodeJS (ExpressJS), Neo4J, PHP, Python, .NET core, dhe gjuhë programimi të ngjashme me to;
  • Të ketë njohuri të avancuara në përkthimin e kërkesave të proceseve të punës në kërkesa teknike zhvillimi ;
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi framework-et për teknologji që zhvillohen në server-side;
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi ambientet hostuese fizike dhe virtuale të aplikacioneve.
  • Të ketë aftësi menaxhuese dhe të ndarjes së detyrave në grupe zhvillimi sipas prioriteteve të institucionit.
  • Të ketë aftësi organizuese për të arritur objektivat dhe afatet kohore të projekteve që zhvillohen ;
  • Të ketë aftësi të mira për të bashkëpunuar me strukturat e tjera administrative dhe teknike të institucionit ;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Mban përgjegjësi për organizimin dhe koordinimin e punës në të gjithë Drejtorinë, bën shpërndarjen e detyrave dhe kontrollon realizimin e tyre;
  2. Zhvillon, zbaton dhe përmirëson në vazhdimësi procedurat në drejtori me qëllim organizimin sa më të mirë të punës, për të ofruar cilësi shërbimi, brenda ose jashtë Agjencisë, duke siguruar ndjekjen e këtyre procedurave nga të gjithë punonjësit e drejtorisë;
  3. Organizon dhe kontrollon realizimin e zhvillimit të sistemeve informatike si dhe procesin e shkëmbimit elektronik të të dhënave;
  4. Sigurohet që procesi i zhvillimit të softuerit të funksionojë pa probleme, me efikasitet dhe efektivitet, duke siguruar që produktet të përmbushin nevojat dhe pritshmëritë e institucioneve dhe palëve të interesuara si dhe të jenë në përputhje me qëllimet e përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit;
  5. Sigurohet që ekipi gjatë realizimt të projekteve i përmbahet standardeve të cilësisë, duke përfshirë testimin, korrigjimin dhe dokumentacionin përkatës;
  6. Kujdeset për afatet kohore dhe sigurohet që projektet të përfundojnë në kohë dhe brenda buxhetit të paracaktuar;

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (II-1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 30.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)