3 Specialist, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Konformitetit, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov
Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për 3 vende të lira pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të Sigurisë dhe Konformitetit, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Kryen auditime në intervale të paracaktuara dhe siguron mbarëvajtjen e zbatimit të politikave dhe të procedurave të sigurisë së informacionit;
- Siguron zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e të dhënave personale;
- Raporton tek eprori për rastet e mosrespektimit të standardeve të sigurisë dhe propozon masa për rregullimin e situatës;
- Mirëmban matricën e rrezikut në përputhje me standardet e sigurisë;
- Analizon periodikisht nivelin e rrezikut nga sistemet e monitorimit dhe mbi to realizon raporte të statusit dhe konformitetit, identifikon problematikat dhe i raporton në raporte ditore tek eprori së bashku me masat që duhet të ndërmerren;
- Asiston në auditime të ndryshme të brëndshme dhe të jashtme sigurie duke identifikuar rreziqet, kundërpërgjigjet e tyre dhe përpjekjet për përmirësim;
- Siguron konformitetin e brendshëm (duke përfshirë IT, skanime vulnerabiliteti, trajnime vjetore, etj) në intervale të paracaktuara;
- Eskalon vulnerabilitetet e identifikuara në sistemet dhe infrastrukturat e-Gov;
- Kryen detyra të tjera të ngjashme të asenjuara nga eprori.
- Merr pjesë në trajnimet periodike të zhvilluara nga palë të treta partnere si Microsoft, etj, për rritjen e kapaciteve teknike, menaxheriale, etj;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë;
- Të ketë çertifikime në fushën e sigurisë dhe konformitetit;
- Të ketë njohuri mbi protokollet e sigurisë dhe rreziqet aktuale të sigurisë së informacionit;
- Të ketë njohuri mbi analizimin e platformave të sigurisë përfshirë WAF (Web Application Firewall), Security Ratings, SIEM, etj;
- Të ketë aftësi teknike dhe analitike mbi përditësimin e rregullt në mënyrë periodike të sistemeve në fushën e sigurisë dhe riskun qe paraqet shfrytezimi i mungesës së tyre;
- Të ketë njohuri të përgjithshme mbi tipet e ndryshme të aktiviteteve keqëdashëse (malware), vulnerabiliteteve (CVE) dhe pasojat e tyre.
- Të ketë njohuri të përgjithshme mbi manualet ndërkombëtare të standardeve të sigurisë përfshirë ISO27001, etj;
- Të ketë eksperiencë të përgjithshme në përdorimin e platformave të ndryshme të sigurisë;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 20.08.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
Fotokopje të diplomës