Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr.673 datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

 

Specialist pranë Sektorit IT në Ministrinë e Jashtme, Drejtoria e Menaxhimit TIK për Ministritë e Linjës

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

·         Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare në Shkenca Kompjuterike/Inxhinieri elektronike/Informatike/Informatikë ekonomike/teknologji informacioni/inxhinieri telekomunikacioni.

·         Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË ( III-b )

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 26.02.2018 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi

Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

 

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)