Nuk ka më raporte mjekësore në letër, Karçanaj:  Morën fund pagesat nën dorë

“Transparencë dhe document i nënshkruar elektronikisht”

          Koha e raporteve mjekësore në letër mori fund dhe në kuadër të proceseve digjitalizuese të mbarë shërbimeve publike edhe ky proces kaloi elektronikisht.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, znj. Mirlinda Karçanaj, përmes një videopostimi në rrjete sociale, bëri me dije publikun se raporti mjekësor i lëshuar nga mjeku i jep fund njëherë e mirë pagesave nën dorë.

“Prej vitesh, marrja e një raporti mjekësor ishte kthyer në problem më vete. Tashmë raportet me letër janë pjesë e së shkuarës. e-Albania mundëson marrjen e raportit mjekësor me nënshkrim elektronik, në transparencë të plotë”, u shpreh znj. Karçanaj

Si funksionon procedura?

Pasi pacienti paraqitet pranë mjekut të familjes dhe ky i fundit gjykon se është i nevojshëm dhënia e një raporti për periudhë paaftësie në punë, nënshkruan elektronikisht dokumentin, të pajisur me një kod unik.

Automatikisht, si në llogarinë personale të punëdhënësit, ashtu edhe të punëmarrësit mbërrin njoftimi për mbërritjen e raportit mjekësor. Gjithashtu, kodin unik të raportit mjekësor, punëdhënësi mund ta konsultojë në çdo kohë përmes sistemit: kontrollo.eraporte.gov.al

Për më shumë ndiqni videon informuese: