“Digital Europe Programme” ka hapur disa thirrje për aplikim ku Shqipëria mund të aplikojë me projekte konkurruese si nga sektori publik, privat dhe akademia për një numër thirrjesh në fushën e digjitalizimit të shoqërisë dhe ekonomisë.
Digital Europe Programme përmban pesë objektiva specifike:
Objektivi 1: Përpunimi kompjuterik me performancë të lartë;
Objektivi 2: Inteligjenca artificiale, të dhënat dhe cloud;
Objektivi 3: Siguria kibernetike dhe besimi;
Objektivi 4: Aftësitë digjitale të avancuara;
Objektivi 5: Përshpejtimi i përdorimit sa më të mirë të teknologjive
Programi ka hyrë në fazën e publikimit të thirrjeve specifike në një listë prej 5 projektesh ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë detajet, afatet, rezultatet e pritshme, objektivat dhe kriteret e tjera të proçedurave.