Aplikimi për Nëshkrim Elektronik;
a) Procedura për pajisjen me nënshkrim elektronik për Punonjësit Qeveritarë duhet të realizohet online përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin:
– Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për punonjësit qeveritarë https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13298
b) Procedura për rinovimin e nënshkrimit elektronik për Punonjësit Qeveritarë, duhet të realizohet online përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin:
– Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për punonjësit qeveritarë https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13298
Përdoruesit të cilët përdorin USB Token për autentifikim, p.sh. operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme do të vazhdojnë të përdorin këtë teknologji.
Aplikimi për t’u pajisur për herë të parë me USB Token do të kyhet nga llogaria e tyre personale si qytetar duke përdorur shërbimin:
Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për punonjësit qeveritarë
Ndërsa, rinovimi i nënshkrimit elektronik të USB Token kryhet duke dorëzuar pranë AKSHI-t:
· Shkresën përcjellëse me kërkesen për rinovimin e nënshkrimit elektronik të firmosur dhe vulosur ( fizikisht) nga titullari i institucionit
· Fotokopje të kartës së identitetit
· USB Token
Asistimi për këtë shërbim kryhet çdo ditë pune pranë zyrave të AKSHI-t në orarin 11:00-14:00.
Për çdo informacion në lidhje me nënshkrimin elektronik, në mungesë të vetë personit mbajtës të nënshkrimit elektronik, çdo palë e tretë duhet të jetë e pajisur me autorizim nga personi të cilit i përket nënshkrimi për të marrë informacion.