Përgjegjës në Sektorin e Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Promovimit e-Gov

Bazuar në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, dhe Urdhrin Nr. 174 datë 24.12.2019 të Kryeministrit ˝Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Promovimit të e-Gov, Drejtoria e Promovimit e-Gov

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Arte të Bukura, Multimedia apo degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të marketingut online (rrjetet sociale, reklamim ne portale web, fushata komunikimi përmes email-it etj.)
  • Të ketë 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme (të jetë angazhuar në monitorimin e fushatave të komunikimit apo të marrëdhënieve me publikun);
  • Të ketë aftësi shumë të mira në hartimin e fushatave të komunikimit dhe hartimin e përmbajtjeve promovuese (tekste, postera, video etj.)
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri te mira ne dizenjimin e fushatave promovuese dhe programeve respektive te tyre (psh, paketa Adobe etj.)
  • Të ketë njohuri të mira analitike për kryerjen e analizave statistikore të fushatave të komunikimit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 29.04.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)