Përgjegjës në Sektorin e Auditimit të brendshëm

Bazuar në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 673 datë 22.11.2017 ˝Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, dhe Urdhrin Nr. 174 datë 24.12.2019 të Kryeministrit ˝Për Miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lire pune në pozicionin:

  • Përgjegjës në Sektorin e Auditimit të brendshëm

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor në Informatikë-Ekonomike, Ekonomik, Juridik ose degë të tjera të ngjashme);
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e Auditimit;
  • Të jetë i/e çertifikuar si “Auditues i brendshëm”
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
  • Të ketë njohuri të mira të arsyetimit analitik si dhe aftësi të mira të prezantimit dhe hartimit të raporteve;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)

 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 29.04.2021 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;

–        CV;

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

–        Fotokopje të librezës së punës;

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

–        Të paktën një letër rekomandimi;

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)