Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të Inovacionit dhe Komunikimeve Elektronike, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Zbaton udhëzimet për fushata dhe materiale promovuese për plotësimin e objektivave të drejtorisë;
- Zbaton udhëzimet për planifikimin e fushatave promovuese, zbatimin në terren të tyre;
- Monitoron mediat në saktësinë e materialeve të publikuara, referuar informacioneve të shpërndara nga sektori përgjegjës;
- Përgatit materiale në lidhje me aktivitete të ndryshme në kuadër të promovimit të e-Albania;
- Përgatit periodikisht ditarin e portalit (newsletter);
- Publikon materialet e përgatitura në portal (lajme, newsletter etj.);
- Korrekton, redakton materialet e publikuara në portal;
- Shpërndan në rrjete sociale materiale (lajme, newsletter, shërbime etj,) dhe pasqyron në rrjete aktivitetet e zhvilluara në kuadër të promovimit;
- Mban kontakte të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit;
- Jep mendime, propozime për përmirësimin e punës së Sektorit dhe Drejtorisë;
- Raporton në mënyrë periodike, mbi ecurinë e punëve dhe detyrave të caktuara
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë njohuri shumë të mira të marketingut online (rrjetet sociale, reklamim ne portale web, fushata komunikimi përmes email-it etj.)
- Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në pozicione të ngjashme (të jetë angazhuar në monitorimin e fushatave të komunikimit apo të marrëdhënieve me publikun);
- Të ketë aftësi shumë të mira në hartimin e fushatave të komunikimit dhe hartimin e përmbajtjeve promovuese (tekste, postera, video etj.)
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri te mira ne dizenjimin e fushatave promovuese dhe programeve respektive te tyre (psh, paketa Adobe etj.)
- Të ketë njohuri të mira analitike për kryerjen e analizave statistikore të fushatave të komunikimit;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 25.08.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.