Drejtor, Drejtoria e TIK e Doganave

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Drejtor, Drejtoria e TIK e Doganave

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Harton planin e integruar vjetor të drejtorisë, e përditëson dhe e paraqet atë tek Drejtori i Përgjithshëm;
  2. Vlerëson nevojat, problemet e çështjet specifike të strukturave të varësisë dhe, brenda autoritetit të tij vendimmarrës siguron plotësimin e tyre;
  3. Propozon qasje të reja për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me punën e drejtorisë;
  4. Ndjek implementimin e projekteve specifike, shënon dhe identifikon mundësitë e reja për të përmirësuar shërbimet e ofruara nga kjo drejtori, në koordinim me drejtori të tjera të AKSHI -it dhe Drejtorët e Drejtorive  në Ministritë e Linjës dhe/ose stafin IT brenda institucioneve qeveritare;
  5. Mbikëqyr detyrat për mbajtjen në funksionim të infrastrukturës lidhur me shërbimet e Data Center-it pranë AKSHI –it;
  6. Merr pjesë dhe bashkëpunon me drejtorët e drejtorive të tjera të AKSHI-it, në dhënien e mendimeve për detajet teknike të lidhura me infrastrukturën e-Gov të Qeverise Shqiptare;

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor) për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme.
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune.
  • Të ketë njohuri të mira në:
    • Windows Active Directory
    • Microsoft Exchange Server
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (II-b)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 22.01.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.