Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të Menaxhimit të Sistemeve, Drejtoria e Sistemeve e-Gov
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Menaxhon infrastrukturën e bazuar në Windows;
- Menaxhon dhe monitoron nëpërmjet software-ve të dedikuar performancën e serverave;
- Menaxhon dhe monitoron nëpërmjet software-ve politikat e implementimit të shërbimeve të ofruara nga shtresa 3 në shtresën 6, të modelit OSI;
- Dizenjon dhe menaxhon Active Directory;
- Konfiguron dhe mirëmban Microsoft Exchange;
- Konfiguron dhe menaxhon serverat;
- Konfiguron dhe mirëmban MS Lync servers, Symantec Endpoint Protection
- Siguron mbarëvajtjen e proceseve juridike të sistemit dhe Aktet në Ministri, në Njësinë Juridike në Kryeministri;
- Krijon, përditëson, rinovon certifikatat për sistemin e-Aktet.
- Konfiguron site/s, krijon users si dhe i menaxhon ato ne sistemin EDRMS.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet universitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë 1 vit eksperience;
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
- Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
- rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-b)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.01.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.