Pergjegjes, pranë Sektorit të Menaxhimit dhe Koordinimit te Fondeve te BE-se, Drejtoria e Koordinimit te Agjendes Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr. 43/2023 “Per qeverisjen elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vende të lira pune në pozicionin:

  • Pergjegjes, pranë Sektorit të Menaxhimit dhe Koordinimit te Fondeve te BE-se, Drejtoria e Koordinimit te Agjendes Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:

  1. Programon, ndjek zbatimin dhe monitorimin e kontratave dhe projekteve të financuara nga komponenti i IPA-s dhe fondet e tjera te huaja;
  2. Planifikon, organizon dhe monitoron punën në sektor;
  3. Mbikëqyrpërmbushjen e të gjitha detyrave funksionale të lindura gjatë menaxhimit të programeve operacionale;
  4. Sigurohet seçdo veprim/raportim është në përputhje me parashikimet ligjore të marrëveshjes/eve të fondeve të BE-së në zbatim nga institucioni.
  5. Koordinon të gjithë aktivitetet për përgatitjen dhe modifikimet e Programeve Operacionale, fishat e projekteve, etj.
  6. Mbikëqyr përgatitjen dhe zbatimin e Planit të Prokurimit, përgatit dhe rishikon termat e referencës, specifikimet teknike si dhe kriteret e veçanta në bashkëpunim me stafin teknik të institucionit;
  7. Koordinon me strukturat koordinuese dhe mbikëqyrëse të menaxhimit të fondeve IPA për përgatitjen e dosjes së tenderimit të projekteve nën financimin e IPA-s;
  8. Raporton pranë strukturave koordinuese dhe mbikëqyrëse të menaxhimit të fondeve IPA mbi progresin e planit të prokurimit të projekteve;
  9. Asiston strukturat koordinuese dhe mbikëqyrëse të menaxhimit të fondeve IPA gjatë negociatave kontraktuale, nëse janë të aplikueshme;
  10. Është përgjegjës për menaxhimin e riskut dhe merr pjesë në panelin e takimeve për menaxhimin e riskut, për kontrollin e brendshëm dhe çështjet horizontale;
  11. Përcakton treguesit përkatës të monitorimit të programit dhe projektit, monitoron zbatimin e tyre dhe mbledh informacion për arritjen e tyre;
  12. Përgatit çdo raport në lidhje me projektet e financuara nga IPA, siç kërkohet nga NAO, NIPAC ose palë të tjera të interesuara;
  13. Merr pjesë rregullisht në takime periodike për mbarëvajtjen dhe mbikëqyrjen e projekteve dhe diskuton me strukturat koordinuese dhe mbikëqyrëse të menaxhimit të fondeve IPA rreth statusit të projektit, prokurimet e ardhshme, problematikat e hasura apo rekomandimet;
  14. Bashkëpunon ngushtë me partnerë kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin e projekteve me fonde te huaja;
  15. Ndjek implementimin e projekteve specifike, shënon dhe identifikon mundësitë e reja për të përmirësuar shërbimet e ofruara nga kjo drejtori, në koordinim me drejtori të tjera të AKSHI-it dhe drejtorët e drejtorive në ministritë e Iinjës dhe/ose stafin IT brenda institucioneve qeveritare;
  16. Koordinon dhe ndjek teknikisht projektet me fonde te huaja duke siguruar qe kontraktori të zbatojë detyrat në përputhje me afatet e parapërcaktuara dhe të standardit dhe cilësisë së kërkuar;

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (master shkencor) për Studime Ekonomike, Marrëdhënie Ndërkombëtare apo në degë të tjera të ngjashme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira për formulimin e projekteve/ideve novatore dhe ndjekjen e implementimit të tyre;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike si dhe për zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë ne menaxhimin, koordinimin dhe bashkerendimin e projekteve me fonde te huaja
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-2)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 13.03.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.