Specialist, pranë Sektorit të Techspace, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov
Në zbatim të ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të Techspace, Drejtoria e Inovacionit dhe Promovimit të e-Gov
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Zbaton strategjinë e TechSpace dhe planin e aktiviteteve të saj;
- Harton programe për zhvillimin e kapaciteteve teknike të studentëve TIK dhe nxitjen e ideve novatore me synim krijimin e startup-eve të reja;
- Prezanton nevojat për trajnim të startup-eve/studenteve të regjistruar në TechSpace dhe rekomandon trajnimet e nevojshme;
- Harton dhe implementon programe trajnimi apo bashkëpunimi përmes modelit të inovacionit triple helix (qeveria, akademia dhe biznesi);
- Qëndron në kontakt me startup-et për të kuptuar nevojat e tyre me qëllim përshtatjen e programeve dhe shërbimeve të TechSpace;
- Përcakton, zbaton dhe ofron përmirësime të vazhdueshme për një portofol tërheqës të shërbimeve për startup-et;
- Bashkëpunon ngushtë me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve të TechSpace;
- Është përgjegjës për infrastrukturën TIK brenda TechSpace;
- Asiston në aktivitetet apo konkurset e zhvilluara me bazë inovacionin teknologjik në TechSpace;
- Kryen raportime periodike ose sipas kërkesës së eprorit lidhur me frekuentimin e TechSpace, rezultatet e aktiviteteve që zhvillohen në të si dhe të programeve në zbatim për startup-et/studentët TIK;
- Asiston dhe ndihmon start-up-et në marketimin dhe zhvillimin e produkteve teknologjike;
- Monitoron dhe mban informacion të detajuar në lidhje me zhvillimet e inovacionit në vend dhe në botë;
- Qëndron i përditësuar me informacion mbi startup-et e reja të suksesshme në vend dhe botë;
- Përditëson me informacion faqen zyrtare web të TechSpace dhe rrjetet sociale të tij, duke bashkëpunuar edhe me drejtorinë përgjegjëse për promovimin mbi hartimin e lajmeve, njoftimeve apo materialeve promovuese;
- Raporton tek eprori i drejtpërdrejtë mbi ecurinë e punës dhe problemet e hasura;
- Respekton rregullat e etikës në kontaktet zyrtare me eprorët dhe kolegët e tij, si dhe përfaqëson në mënyrën e duhur autoritetin;
- Kontribuon me njohuritë dhe eksperiencën personale në vendimet e rëndësishme të drejtorisë;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Profesional në menaxhim biznesi, informatikë-ekonomike, inxhinieri-ekonomike/biznesi ose degë të ngjashme);
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë 1 vit eksperiencë pune;
- Të njohë mire ekosistemin e startup-eve në Shqipëri e më gjerë;
- Të ketë aftësi të mira për koordinimin/organizimin e eventeve, programeve dhe strategjive në mbështetje/nxitje të startup-eve TIK dhe studentëve TIK;
- Të ketë njohuri mbi fazat e zhvillimit të një biznesi/modelet e biznesit;
- Të ketë aftësi shumë të mira në analizimin dhe zgjidhjen e problematikave në kohë reale;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 12.10.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.