Specialist, pranë Sektorit të IT për Shendetesine (pranë AKBPM), Drejtoria e TIK e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist, pranë Sektorit të IT për Shendetesine (pranë AKBPM), Drejtoria e TIK e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
- Konfiguron posten elektronike zyrtare ne Microsoft Outlook si dhe kryen procedurat e backup per mailbox
- Siguron keshillim teknik per planifikim sistemesh
- Konfiguron dhe miremban infrastrukturen LAN, perfshire konfigurimet router/switch
- Planifikon dhe projekton kapacitetet dhe parametrat e rrjetit
- Monitoron dhe analizon incidentet e rrjetit dhe sherbimeve qe varen prej tij
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë 1 vit experience pune
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve:
-
- Windows server
- Paketa Office
- WordPress
- Të ketë aftësi të mira në:
- Administrim Network
- menaxhimin e llogarisë përdorues
- e-mail web server
- Verifikim programesh, konfigurime në rrjet, instalime të ndryshme të programeve për përdoruesit, instalim i antiviruseve
- rregullim dhe mirembatje te probleme software dhe hardware
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.11.2023 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
-
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.