Në zbatim te Ligjit nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Përgjegjës, Sektori i Auditimit me Baza të Dhënash të Regjistruara
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor në Informatikë-Ekonomike, Ekonomik, Juridik ose degë të tjera të ngjashme);
- Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e Aditimit;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
- Të ketë njohuri të mira të arsyetimit analitik si dhe aftësi të mira të prezantimit dhe hartimit të raporteve;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore, por që nuk kufizohen në;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.
- Propozon dhe drafton planin vjetor të auditimevebazuar në nivelin e sigurisë;
- Planifikon, organizon dhe monitoron punën nësektor;
- Zhvillon dhe përmirëson procedurat e punës nësektor me qëllim ofrimin e shërbimeve me cilësi tëlartë dhe përgjigje të shpejtë ndaj kërkesave përshërbime dhe informacione si brenda ashtu edhejashtë Agjencisë;
- Identifikon problematikat dhe merr masa përzgjidhjen e cështjeve që janë përgjegjësi e sektoritose adresimin e tyre tek Drejtori i Drejtorisë kurtejkalohet kjo përgjegjësi;
- Merr masat dhe kujdeset që të sigurojë saktësinë e të gjithë dokumentacionit të hartuar nga sektori;
- Merr pjesë në grupet e auditimit dhe përgjigjet përrealizimin dhe dokumentimin e procesit tëauditimit, konform kërkesave të Ligjit Nr.10325, datë 23.09.2010 “Për Bazat e të DhënaveShtetërore” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;
- Ndjek zbatimin e detyrave të lëna gjatë dhe ngaauditimi për herë të parë që i është bërë databazaveshtetërore si dhe merr masa për planifikimin e rifillimit të procesit të auditimit në ato institucioneku janë konstatuar mangësi konform afateve tëpërcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi;
- Koordinon punën me ekspertizën e kualifikuargjatë procesit të auditimit për zbatimin e masave tësigurisë;
Bashkërendon dhe koordinon punën me Autoritetin Kombëtar për Certifikimin Elektronikdhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) lidhur me përzgjedhjen e masave të sigurisë së bazës së tëdhënave shtetërore;
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al , këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.