Specialist në Sektorin e BCC, Drejtoria e BCC Back Up dhe DRC
Në zbatim të Ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
- Specialist në Sektorin e BCC, Drejtoria e BCC Back Up dhe DRC
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Menaxhon sistemet operative te bazuar ne Windows
- Menaxhon dhe monitoron performance e serverave
- Konfiguron Sistemet Operative në rrjet
- Menaxhon dhe monitoron nëpërmjet software-ve politikat e vazhdimësisë së punës dhe backup
- Konfiguron dhe menaxhon serverat
- Performon dhe kontrollon procedurat e punës për vazhdimësinë e punës
- Identifikon dhe komunikon për probleme, procese apo zgjidhje teknike dhe propozon tek eprori për nevojat e tyre
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare për Informatike, Informatike Ekonomike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme;
- Të ketë të paktën 1 vit eksperience;
- Të ketë aftësi të mira në:
- Windows Server
- Paketa Office
- Rregullim dhe mirembatje te problemeve software dhe hardware
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (IV-1)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.06.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit: burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Të paktën një letër rekomandimi
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.