Drejtor në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit 

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit Nr. 43/2023 “Per Qeverisjen Elektronike”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin: 

  • Drejtor në Drejtorinë e Programimit dhe Zhvillimit 

 

AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA: 

  • Të ketë mbaruar studimet Pasuniversitare për Informatikë, Inxhinieri Telekomunikacioni, Inxhinieri Elektronike, Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) apo në degë të tjera të ngjashme; 
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në profesion; 
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi ciklin jetësor të zhvillimit të aplikacioneve ; 
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi bazat e të dhënave relacionale dhe jo-relacionale (GraphQL, MySQL, Postgres, SQL Server, Oracle) ; 
  • Të ketë njohuri të avancuara zhvillimi dhe operacionale (DevOps) ; 
  • Të ketë të avancuara në HTML, CSS + librari (Bootstrap). dhe teknologji të ngjashme web ; 
  • Të ketë njohuri të mira në NodeJS (ExpressJS), Neo4J, PHP, Python, .NET core, dhe gjuhë programimi të ngjashme me to; 
  • Të ketë njohuri të avancuara në përkthimin e kërkesave të proceseve të punës në kërkesa teknike zhvillimi ; 
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi framework-et për teknologji që zhvillohen në server-side; 
  • Të ketë njohuri të avancuara mbi ambientet hostuese fizike dhe virtuale të aplikacioneve. 
  • Të ketë aftësi menaxhuese dhe të ndarjes së detyrave në grupe zhvillimi sipas prioriteteve të institucionit. 
  • Të ketë aftësi organizuese për të arritur objektivat dhe afatet kohore të projekteve që zhvillohen ; 
  • Të ketë aftësi të mira për të bashkëpunuar me strukturat e tjera administrative dhe  teknike të institucionit ; 
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze; 
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup. 

 

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË: 

  1. Mban përgjegjësi për organizimin dhe koordinimin e punës në të gjithë Drejtorinë, bën shpërndarjen e detyrave dhe kontrollon realizimin e tyre; 
  1. Zhvillon, zbaton dhe përmirëson në vazhdimësi procedurat në drejtori me qëllim organizimin sa më të mirë të punës, për të ofruar cilësi shërbimi, brenda ose jashtë Agjencisë, duke siguruar ndjekjen e këtyre procedurave nga të gjithë punonjësit e drejtorisë; 
  1. Organizon dhe kontrollon realizimin e zhvillimit të sistemeve informatike si dhe procesin e shkëmbimit elektronik të të dhënave; 
  1. Sigurohet që procesi i zhvillimit të softuerit të funksionojë pa probleme, me efikasitet dhe efektivitet, duke siguruar që produktet të përmbushin nevojat dhe pritshmëritë e institucioneve dhe palëve të interesuara si dhe të jenë në përputhje me qëllimet e përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit; 
  1. Sigurohet që ekipi  gjatë realizimt të projekteve i përmbahet standardeve të cilësisë, duke përfshirë testimin, korrigjimin dhe dokumentacionin përkatës; 
  1. Kujdeset për afatet kohore dhe sigurohet që projektet të përfundojnë në kohë dhe brenda buxhetit të paracaktuar; 

 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (II-1) 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE: 

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 05.09.2024 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumenta: 

–        Kërkesë për aplikim; 

–        CV; 

–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave; 

–        Fotokopje të librezës së punës; 

–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka); 

–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka); 

–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore; 

–        Të paktën një letër rekomandimi; 

–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar. 

(Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit)