Përgjegjës, Sektori i Auditimit të Brendshëm

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 673, datë 22.11.2017 ˝Për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit˝ i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

  • Përgjegjës, Sektori i Auditimit të Brendshëm

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (Master Shkencor në Informatikë-Ekonomike, Ekonomik, Juridik ose degë të tjera të ngjashme);
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e Auditimit;
  • Të jetë i/e çertifikuar si “Auditues i brendshëm”
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
  • Të ketë njohuri të mira të arsyetimit analitik si dhe aftësi të mira të prezantimit dhe hartimit të raporteve;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe të bashkëpunimit në grup.


PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)


PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 24.06.2022 në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në adresën: Rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3, Kati I, Tiranë ose në adresën e e-mailit:  burime.njerezore@akshi.gov.al, këto dokumente:

    • Kërkesë për aplikim
    • CV
    • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
    • Fotokopje të librezës së punës
    • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
    • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
    • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
    • Të paktën një letër rekomandimi
    • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.