e-Qeverisja, portali e-Albania dhe portali opendata.gov.al

Në kuadër të procesit të bashkëbërjes së masave prioritare të angazhimeve të Planit Kombëtar të Veprimit 2022-2024, të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ju fton që të jepni kontributin tuaj në dhënien e opinioneve dhe sugjerimeve në pyetësorin e përgatitur në këtë rast.

Kontributi juaj ka një rëndësi të veçantë, me qëllim përmirësimin dhe zhvillimet e mëtejshme në nivel kombëtar për procesin e digjitalizimit dhe e-qeverisjes, si edhe për përshtatjen në mënyrë efikase të shërbimeve elektronike të portalit qeveritar e-Albania për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Ju falënderojmë