KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)
Përmirësimin e Aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech për
“Konsulent i Prokurimit për mbështetje të Njësisë Koordinuese”
Ref. Nr AL-AKSHI-423565-CS-INDV
SHQIPËRIA
Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech
Titulli i detyrës: Konsulent i Prokurimit për mbështetje të Njësisë Koordinuese.
Nr. Referencë: AL-AKSHI-423565-CS-INDV
Banka Botërore ka ndarë 65 milionë USD (60 milionë EUR) për të mbështetur Agjendën Digjitale 2022-2026 të Qeverisë Shqiptare përmes Programit “Përmirësimi i Qasjes së Barabartë në Shërbimet Publike të Standardit të Lartë Përmes GovTech”, nga të cilat një Program i IBRD për Rezultate (PforR) në shumën prej 60 milionë USD dhe 5 milionë dollarë Financim të Projektit të Investimeve (IPF).
Programi është i strukturuar dhe mbështetur në tri fusha rezultatesh:
Fusha e Rezultateve 1 (RA1): Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit.
Fusha e Rezultateve 2 (RA2): Rritja e aftësive dhe gjithë përfshirjes digjitale.
Fusha e Rezultateve 3 (RA3): Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut.
Objektivi i kësaj procedure është të punësojë një konsulent individual në Njësinë e Koordinimit (NJK) si Konsulent Prokurimi, i cili do të ofrojë mbështetje për Njësinë e Koordinimit brenda AKSHI për koordinimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të përditshme të prokurimit të nevojshme për zbatimin e projektit, duke përfshirë prokurimin e mallra, punë dhe shërbime që lidhen me zbatimin e IPF. Konsulenti i Prokurimit pritet të punojë me kohë të pjesshme për një kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) ditë pune në muaj, dhe një kohëzgjatje totale prej 120 (njëqind e njëzet) ditë pune përgjatë një periudhe prej 12 muajsh nga nënshkrimi i kontratës.
Përgjegjësitë e konsulentit do të jenë:
- Të koordinojë dhe menaxhojë aktivitetet e prokurimit të kryera në kuadër të IPF-së dhe të sigurohet që prokurimi të kryhet në përputhje me procedurat sipas Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore, duke përfshirë:
- Të krijojë dhe mirëmbajë një sistem efikas të përcjelljes së prokurimit dhe kontraktimit (duke vënë në dukje datat e rëndësishme të miratimit, çmimet, shumat e kontratave etj.) si dhe një sistem të duhur dosjesh për të siguruar rikthimin e shpejtë të informacionit të prokurimit nga stafi i projektit, misionet e mbikëqyrjes, auditorët vjetorë etj.
- Të mbledhë dhe të konsolidojë raporte të prokurimit për programin PforR në koordinim me NJK, sipas kërkesave të Bankës Botërore.
- Të mbështesë zbatimin e veprimeve të lidhura me prokurimin të përfshira në Planin e Veprimit të Programit (PVP) për PforR.
- Të bashkëpunojë ngushtë me Specialistin e Menaxhimit Financiar të NJK-së për të siguruar që të gjitha aspektet e prokurimit, buxhetimit dhe disbursimit janë të lidhura dhe monitoruara siç duhet.
- Të ndërveprojë me anëtarët e tjerë të NJK-së për të mbështetur aktivitetet e përgjithshme të PforR dhe IPF për fushat që lidhen me prokurimin.
Fusha e detajuar e punës mund të gjendet në Termat e Referencës (ToR) në faqen e AKSHI: https://akshi.gov.al/.
Kualifikimet e Konsulentit:
- Diplomë universitare në ekonomi, inxhinieri, administrim biznesi, juridik ose ndonjë fushë tjetër të ngjashme.
- Së paku 5 vjet përvojë të përgjithshme profesionale me një minimum prej 3 vitesh si ekspert/specialist prokurimi në projekte të financuara nga organizatat ndërkombëtare të zhvillimit. Përvoja e mëparshme me rregullat e prokurimit të Bankës Botërore do të jetë një avantazh.
- Aftësi të mira komunikuese dhe sociale;
- Aftësi kompjuterike (Word, Excel, Access);
- Njohuri rrjedhshëm të gjuhës shqipe dhe njohje të gjuhës angleze.
Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Kualifikimi i përgjithshëm – 30 pikë
- Përshtatshmëria për detyrën – 60 pikë
- Gjuha – 10 pikë
Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018 dhe nëntor 2020, bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentëve Individualë, kontratë e bazuar në kohë.
Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.
Shprehjet e interesit (CV, Letër motivuese dhe dëshmi dokumentare për përmbushjen e kualifikimeve) duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë ose me e-mail në adresën burime.njerezore@akshi.gov.al brenda datës 30 Maj 2024.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Këshilli i Ministrave
Rr. “Papa Gjon Pali 2”, Tiranë, Shqipëri
info@akshi.gov.al