Rihapet thirrja për Menaxher i Projektit SmartLab për ekipin e implementimit të SmartLab-eve

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)

Përmirësimin e Aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech për

“Menaxher i Projektit SmartLab për ekipin e implementimit të SmartLab-eve”

SHQIPËRIA

Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech

Titulli i detyrës: Menaxher i Projektit SmartLab për ekipin e implementimit të SmartLab-eve

Banka Botërore po financon Programin “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech”, me synimin që të transformojë të mësuarit, të modernizojë shërbimin ndaj klientit dhe të sigurojë akses për të gjithë qytetarët, së bashku me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI në vijim) si agjencia kryesore e zbatimit të Programit.

Programi strukturohet në tre Fusha Rezultatesh:

Fusha e Rezultateve 1: Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit. Kjo FR do të mbështesë qëllimet e programit qeveritar për përmirësimin e: (i) përdorshmërisë, efikasitetit dhe proaktivitetit të portalit e-Albania; dhe (ii) cilësisë së shërbimeve digjitale, për të ofruar zgjidhje të përparuara dhe ndërvepruese në platforma të sigurta, si dhe për të përmirësuar Standardet e Shërbimit Digjital.

Fusha e Rezultateve 2: Rritja e aftësive dhe gjithë përfshirjes digjitale.  Kjo FR do të mbështesë objektivat e programit për Transformimin Digjital Shqiptar, për të transformuar të mësuarit, për të modernizuar shërbimin ndaj klientit dhe për të siguruar akses për të gjithë qytetarët.

Fusha e Rezultateve 3: Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut.    Kjo FR mbështet Qeverinë e Shqipërisë në objektivat e programit të saj për: (i) forcimin e të dhënave të qeverisjes, sigurinë dhe transparencën e të dhënave; dhe (ii) adoptimin e sistemeve digjitale të mundshme, kërkesave dhe proceseve inteligjente. Përveç kësaj, aspekte të kësaj FR janë ndërvepruese për aq kohë sa mbështesin arritjet e rezultateve të FR 1 dhe 2: për shembull, shërbimet pro-aktive kërkojnë një kontroll të mirë të të dhënave.

Objektivi i kësaj procedure është të punësojë një ekspert i cili do të udhëheqë ekipin për implementimin e SmartLabe-eve në MAS, për të planifikuar dhe realizuar aktivitetet e SmartLab-eve në përputhshmëri me Planin e Implementimit të miratuar, në bashkëpunim me profesionistë, punonjës të MAS, Njësinë e Koordinimit tek AKSHI dhe me aktorë të tjerë të interesuar. Eksperti do të punojë në ambientet e MAS në Tiranë dhe me kohë të plotë gjatë peridhës së kryerjes së detyrës. Kohëzgjatja fillestare e detyrës është 12 muaj që nga nënshkrimi i kontratës dhe/ose hyrjes në fuqi së kontratës, dhe nëse specifikohet ndryshe në kontratë, me opsionin e rinovimit bazuar në performancën e punës. Ekspertit do t’i ofrohen mundësi për t’u zhvilluar profesionalisht, duke ndjekur trajnime dhe kurse gjatë periudhës së detyrës.

Përgjegjësitë e Ekspertit do të jenë:

  • Të udhëheqë ekipin për implementimin e SmartLab-eve:
  • Të përgatisë/përditësojë Planin e Implementimit dhe Monitorimit të performancës së SmartLab-eve dhe ta prezantojë atë tek Grupi i Punës, për miratimet e nevojshme.
  • Të zbatojë planin në tërësi, në bashkëpunim me ekipin për implementimin e SmartLab-eve.
  • Të koordinohet me Njësinë e Koordinimit (CU), e cila është themeluar për zbatimin e projektit GovTech brenda AKSHI-it, për mbështetjen e nevojshme.
  • Të koordinohet me Drejtoritë/Departamentet e tjera brenda MAS dhe agjencitë e tjera si ASCAP, për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin në mënyrë efikase për SmartLab-et.
  • Të koordinohet me agjenci të tjera të jashtme si Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për zbatimin efektiv të aktiviteteve të SmartLab-eve.
  • Të mundësojë mekanizma efikase për monitorimin e zbatimit të planit, të mbledhë dhe përmbledhë të dhënat e monitorimit dhe t’i ndarjë ato me përfaqësuesit e MAS dhe AKSHI.
  • Të koordinojë për përgatitjen e progres raporteve të çdo tremujori dhe t’i ndajë ato me Grupin e Punës për SmartLab-et, në çdo tremujor dhe/ose sipas kërkesave të MAS dhe/ose Grupit të Punës të SmartLab-eve.
  • Të përgatisë dokumentet e nevojshme për misionet e mbikqyrjes që do të zhvillohen nga Banka Botërore dhe t’i facilitojë këto mbikqyrje, sipas agjendës së dakordësuar.
  • Të përgatisë raportin e arritjes së rezultateve për Indikatorët e lidhur me Disbursimin, në përputhje me protokollin e dakordësuar të Projektit dhe të facilitojë në verifikimin nga agjencitë e palëve të treta kontrrolluese.
  • Në bashkëpunim me ekipin për implementimin e SmartLab-eve, të përgatisë buxhetin për implementimin e SmartLab-eve, duke siguruar që shpenzimet të jenë brenda buxhetit të alokuar.
  • Duke ndjekur procedurat standarde, të komunikojë më Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave në MFE, nëpërmjet strukturave të posaçme të MAS-it, për të siguruar që buxheti i ekipit për implementimin e SmartLab-eve dhe planet financiare të projektit të jenë të integruara në proceset e parashikimeve të MFE-së.
  • Të koordinojë për dakordësi në marrëveshjet e projektit, duke përfshirë auditimin, si dhe të përpilojë dhe të dorëzojë Raportin Financiar të Ndërmjetëm (IRF), auditimin ligjor etj.
  • Të sigurojë dakordësimin për marrëveshjet e masave mjedisore dhe sociale të projektit dhe të përgatisë raportet e dakordësisë.
  • Të mundësojë komunikim efektiv mbi aktivitetet e SmartLab brenda MAS-it, me hierarki të ndryshme në MAS, me agjenci dhe aktorë të tjerë, duke përfshirë dhe qytetarët.
  • Në bashkëpunim me departamentin e komunikimit në MAS, të shpërndajë informacionin në mënyrë të përshtatshme mbi aktivitetet dhe rezultatet e arritura.

Këto përgjegjësi i referohen veçanërisht Fushës së Rezultatit 2 dhe aktiviteteve të SmartLab-eve. Fusha e detajuar e punës mund të gjendet në Termat e Referencës (ToR) në faqen e mëposhtme: Dokumenti Termat e References – Menaxher i Projektit SmartLab për ekipin e implementimit të SmartLab-eve

Eksperti do të punojë si pjesë e ekipit për implementimin e SmartLab-eve. Ai/ajo do të raportojë dhe do të punojë nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Zhvillimit për Arsimin dhe Sportin. Eksperti do të punojë në bashkëpunim me MAS, ASCAP dhe aktorë të tjerë, duke siguruar që projekti të menaxhohet në mënyrë efikase dhe në përputhje me objektivat e Dokumentit të Vlerësimit të Projektit (PAD), Marrëveshjes së Huasë dhe Manualit Operacional të Projektit (POM).

Kualifikimet e Ekspertit:

  • Diplomë Master në administrim biznesi, shkenca administrimi, ekonomi, teknologji informacioni, shkenca shëndetësore ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 10 vjet përvojë profesionale në fushën e menaxhimit, arsimit, financës dhe teknologjisë, për të patur sukses në sektorë të ndryshëm. Përvoja të mëparshme me projekte dhe/ose organizata ndërkombëtare do të jenë avantazh.
  • Një Menaxher Projekti me përvojë që i drejton projektet/programuesit përmes ndryshimeve dhe sfidave, duke i udhëhequr ekipet me performancë të lartë në marrdhënie matricore, duke menaxhuar buxhete me shuma të mëdha, si dhe duke integruar modele të qëndrueshme menaxhimi. Të ketë të paktën dy vite eksperiencë si menaxher në projekte të financuara nga qeveria dhe/ose organizatat ndërkombëtare të zhvillimit.
  • Njohuri të mira në funksionimin e administratës dhe institucioneve të tjera të varësisë.
  • Të jetë i aftë në krijimin e marrdhënieve me drejtoritë, koordinimin ndër-institucional, partnerët ndërkombëtarë, për të arritur qëllimet e programit dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e rezultateve, nëpërmjet sektorë
  • Aftësi të provuara në prezantimin dhe menaxhimin e teknologjisë, për të mundësuar përmirësimin e të mësuarit; të forcojë mirë-menaxhimin e të dhënave, sigurinë dhe transparencën e të dhënave; modernizimin e shërbimeve dhe aksesin e palëve kryesore të interesit.
  • Aftësi të provuara për zhvillimin e partneriteteve strategjike dhe koordinimit ndër-institucional.
  • Aftësi drejtuese për të punuar në marrëdhënie matrice.
  • Kapacitet për të punuar në mënyrë të pavarur, të ketë vendimmarrje dhe të zgjidhë problematikat.
  • Aftësi për të ndarë prioritetet, për të punuar nën presion dhe për të trajtuar shumë detyra brenda afateve kohore të ngushta. Përvojë pune me ekipe ndërfunksionale.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën Angleze dhe Shqipe.
  • Aftësi kompjuterike (në përdorimin e paketës Microsoft Office dhe softuerëve të tjerë, duke përfshirë softuerin e menaxhimit të projekteve);

Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Kualifikimet e përgjithshme – 30 pikë
  2. Përvoja dhe aftësitë – 60 pikë
  3. Gjuha dhe aftësitë IT – 10 pikë

Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018 dhe nëntor 2020, bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentëve Individualë, kontratë e bazuar në kohë.

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.

Shprehjet e interesit (CV, Letër motivuese dhe dëshmi dokumentare për përmbushjen e kualifikimeve) duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë, ose me e-mail në adresën burime.njerezore@akshi.gov.al brenda datës 23 Nëntor 2023.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Këshilli i Ministrave

Rr. “Papa Gjon Pali 2”, Tiranë, Shqipëri

info@akshi.gov.al