REoI Konsulent Prokurimi

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

(SHËRBIME KONSULENCE – PËRZGJEDHJE INDIVIDUALE)

Përmirësimin e Aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit GovTech për

“Konsulent i Prokurimit për mbështetje të Njësisë Koordinuese”

Ref. Nr AL-AKSHI-370743-CS-INDV

SHQIPËRIA

Projekti: Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech

Titulli i detyrës: Konsulent i Prokurimit për mbështetje të Njësisë Koordinuese.

Nr. Referencë: AL-AKSHI-370743-CS-INDV

Banka Botërore ka ndarë 65 milionë USD (60 milionë EUR) për të mbështetur Agjendën Digjitale 2022-2026 të Qeverisë Shqiptare përmes Programit “Përmirësimi i Qasjes së Barabartë në Shërbimet Publike të Standardit të Lartë Përmes GovTech”, nga të cilat një Program i IBRD për Rezultate (PforR) në shumën prej 60 milionë USD dhe 5 milionë dollarë Financim të Projektit të Investimeve (IPF).

Programi është i strukturuar dhe mbështetur në tri fusha rezultatesh:

Fusha e Rezultateve 1 (RA1): Përmirësimi i qasjes në shërbimet elektronike dhe përvojës së përdoruesit. Kjo MR do të mbështesë ambiciet e programit të qeverisë për të përmirësuar: (i) përdorshmërinë, efikasitetin dhe pro-aktivitetin e portalit e-Albania; dhe (ii) cilësinë e shërbimeve dixhitale, për të ofruar zgjidhje të avancuara, proaktive në platforma të sigurta dhe për të përmirësuar Standardet e Shërbimit Digjital

Fusha e Rezultateve 2 (RA2): Rritja e aftësive dhe gjithë përfshirjes digjitale. Kjo RA do të mbështesë objektivat ambicioze të programit Shqiptar të Transformimit Digjital për të transformuar mësimin, për të modernizuar shërbimin ndaj klientit dhe për të siguruar akses për të gjithë qytetarët.

Fusha e Rezultateve 3 (RA3): Forcimi i mundësuesve parësorë të GovTech-ut. Kjo RA mbështet Qeverinë Shqiptare në objektivat e saj të programit për: (i) forcimin e qeverisjes së të dhënave, sigurinë dhe transparencën e të dhënave; dhe (ii) adoptimin e sistemeve, kërkesave dhe proceseve inteligjente digjitale aftësuese.

Objektivi i kësaj procedure është të punësojë një konsulent individual në Njësinë e Koordinimit (NJK) si Konsulent Prokurimi, i cili do të ofrojë mbështetje për Njësinë e Koordinimit brenda AKSHI për koordinimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të përditshme të prokurimit të nevojshme për zbatimin e projektit, duke përfshirë prokurimin e mallra, punë dhe shërbime që lidhen me zbatimin e IPF. Konsulenti i Prokurimit pritet të punojë me kohë të plotë. Kontrata do të jetë për një periudhë fillestare prej 3 muajsh, e rinovueshme për 12 muaj, bazuar në performancën e kënaqshme të detyrave dhe përgjegjësive të drejtuesit aktual, ajo do të rinovohet për periudhën e zbatimit të IPF.

Përgjegjësitë e konsulentit do të jenë:

  • Të koordinoj dhe menaxhoj aktivitetet e përditshme të prokurimit të kryera në kuadër të IPF-së dhe të sigurohet që prokurimi të kryhet në përputhje me procedurat sipas Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore, duke përfshirë:
  • Të krijoj dhe mirëmbajë një sistem efikas të përcjelljes së prokurimit dhe kontraktimit (duke vënë në dukje datat e rëndësishme të miratimit, çmimet, shumat e kontratave etj.) si dhe një sistem të duhur dosjesh për të siguruar rikthimin e shpejtë të informacionit të prokurimit nga stafi i projektit, misionet e mbikëqyrjes, auditorët vjetorë etj.
  • Të mbledhë dhe të konsolidoj raporte të prokurimit për programin PforR në koordinim me NJK, sipas kërkesave të Bankës Botërore.
  • Të mbështesë zbatimin e veprimeve të lidhura me prokurimin të përfshira në Planin e Veprimit të Programit (PVP) për PforR.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me Specialistin e Menaxhimit Financiar të NJK-së për të siguruar që të gjitha aspektet e prokurimit, buxhetimit dhe disbursimit janë të lidhura dhe monitoruara siç duhet.
  • Të ndërveproj me anëtarët e tjerë të NJK-së për të mbështetur aktivitetet e përgjithshme të PforR dhe IPF për fushat që lidhen me prokurimin.

Fusha e detajuar e punës mund të gjendet në Termat e References – Konsulent Prokurimi

Kualifikimet e Konsulentit:

  • Diplomë universitare në ekonomi, inxhinieri, administrim biznesi, juridik ose ndonjë fushë tjetër të ngjashme.
  • Së paku 5 vjet përvojë të përgjithshme profesionale me një minimum prej 3 vitesh si ekspert/specialist prokurimi në projekte të financuara nga organizatat ndërkombëtare të zhvillimit. Përvoja e mëparshme me rregullat e prokurimit të Bankës Botërore do të jetë një avantazh.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe sociale;
  • Aftësi kompjuterike (Word, Excel, Access);
  • Njohuri rrjedhshëm të gjuhës shqipe dhe njohje të gjuhës angleze.

Aplikantët që plotësojnë kërkesat e kualifikimit do të vlerësohen më tej bazuar në kriteret e mëposhtme:

Kualifikimi i përgjithshëm – 30 pikë

Përshtatshmëria për detyrën – 60 pikë

Gjuha – 10 pikë

Shërbimi do të zgjidhet sipas dispozitave të Rregullores së Prokurimit të Bankës Botërore për Huamarrësit nën Financimin e Projekteve të Investimeve” datë 1 korrik 2016, rishikuar në nëntor 2017, gusht 2018 dhe nëntor 2020, bazuar në metodën e Përzgjedhjes së Konsulentëve Individualë, Koha -kontrata e bazuar

Informacione të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 deri në orën 14:00 të premteve.

Shprehjet e interesit (CV, Letër motivuese dhe dëshmi dokumentare për përmbushjen e kualifikimeve) duhet të dorëzohen me shkrim në adresën e mëposhtme personalisht, ose me postë, ose me e-mail në adresën burime.njerezore@akshi.gov.al brenda datës 19 Tetor 2023.

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

Këshilli i Ministrave

Rr. “Papa Gjon Pali 2”, Tiranë, Shqipëri

info@akshi.gov.al